Përbërësit
- 2 Peshk te fresket
- 5-6 Patate
- 2 Domate (ne copeza te vogla)
- 1 Qepe (te prere ne feta)
- 2 Thelpi hurdher (te copetuar)
- 2 Luge gjelle majdanoz (te copetuar)
- Rigon
- Krip-piper te zi
- Vaj ulliri
- 1 Limon
- Pastrojme dhe lajm peshkun i hedhim krip (dhe ne bark) dhe e vendosim ne nje tepesi qe e kemi lyer me vaj
- Ne nje tas hedhim qepen gjysem hurdher gjysem majdanoz pak vaj dhe e veme ne barkun e peshkut
- Pastrojme patatet ( i prisni si te doni ) hedhim krip piper rigon hurdher dhe majdanozin te gjitha keto i hedhim ne tepesi te peshku rreth e rrotull
- Hedhim domatet vaj dhe 1/2 filxhane uje te nxehte
- E vendosim gjellen ne furr te nxehte e pjekim ne 180 grade per 45 min.kur te jete gati per ne tryeze hedhim dhe limonin (hedhim akoma uje te nxehte nese do)
No comments :
Post a Comment