Friday, March 17, 2017

Magjirica!!!

loading...
Përbërësit

  1. Te breshmet e nje qengji (ose te deles)
  2. 10 Qep te fresketa
  3. 1/2 Filxhane caji oriz 
  4. Anthe (koper)
  5. Majdanoz
  6. Vaj ulliri
  7. Krip,piper te zi
  8. 2 Veze
  9. Lengun e nje limoni
Receta


  1. Lajm mire te breshmet e qengjit i presim ne copeza te vogla pastaj i skuqim mire ne nje tenxhere presioni bashk me qepet hedhim dhe anthin,majdanoz,krip,piper dhe uje e mbyllim tenxheren dhe e ziejme gjellen per 20 minuta. pasi te jete gati hedhim orizin e leme te ziejne dhe ne funde rrahim vezet mire me limonin dhe e hedhim te supi e leme 3 minuta.

Wednesday, March 1, 2017

Byrek me djathe (Qahi)

loading...
Përbërësit

  1. 1 Pako pet 
  2. 50g Gjalp
  3. 100g Miell misri
  4. 500g Qumeshte
  5. 2 Veze
  6. Piper te zi
  7. 300g Djathe te bardhe 
  8. Gjalp per petet
Receta


  1. Ne nje tenxhere hedhim gjalpin pastaj miellin e skuqim per 3 minuta pastaj hedhim qumeshtin avash-avash duke trazuar vazhdimisht sa te behet krem e leni te ftohet,pastaj kur te jete ftohur hedhim vezet,piperin,djathin qe e kemi bere copeza te vogla dhe e trazojme me luge,nese doni hidhni dhe pak krip .
  2. Marrim nje tepesi e lyejme me gjalp dhe shtrojme gjysmat e peteve posht duke i lyer te gjitha nje e nga nje  hedhim te gjithe brumin e hapim mire  pastaj shtrojme dhe petet e tjera ne siperfaqe i lyejme dhe ato ne fund presim byrekun ne copa me nje thike pjekim ne 200 grade per 1 ore.


Byrek pa pet recet shume e thjeshte (Zimaropita)

loading...
Përbërësit

  1. 4 Filxhane caji miell
  2. 2 Veze
  3. 500g Djathe te bardhe 
  4. 3 Filxhane caji qumeshte
  5. 1/2 Filxhane caji vaj ulliri
Receta


  1. Hedhim te gjithe perbersat ne nje tas te madhe i trazojme mire me nje luge, nese doni hidhni dhe pak krip une nuk hedhe se ka djathi. marrim nje tepesi pak te madhe qe mos te na dale byreku i trash e lyejme me gjalpe hedhim brumin brenda dhe pjekim ne 200 grade per 30-40 minuta varet nga furra juaj sa te marrin nje gjyre te kuqe si ne foto. Akoma me i mire byreku eshte kur ftohet.

Kabuni recet shqipetare!!!

loading...
Përbërësit

  1. 250g  Oriz
  2. 500g Uje (Nese keni hidhni lenge mishi)
  3. 100g Sheqer
  4. Karafil,kanelle,krip
  5. Pak vaj ulliri
  6. 100g Rrushe te thate
  7. 50g Gjalp te fresket
Receta


  1. Hedhin vajin dhe gjalpin dhe orizin ne nje tenxhere e skuqim sa te marri pak gjyre pastaj hedhim ujin,uji duhet te jete i nxehte hedhim dhe kanellen,karafil,krip e leme te ziejne sa te mos kete uje dhe te jete bere pastaj e hedhim ne nje tepesi hedhim dhe rrushin e thate dhe sheqerin dhe trazojme sa te shkrine mire sheqeri.