Tuesday, April 26, 2016

Buke e shishme dhe e shpejte !!!

loading...
Përbërësit
  1. 450ml Uje pak te ngrohte
  2. 41g Maje buke te fesket
  3. 500g Miell
  4. 1 Luge te vogel krip
  5. 2 Luge gjelle uthull
Receta
  1. Hedhim ujin e ngrohte ne nje tas te madhe hedhim dhe majen e bukes e shkrim mire dhe e lemete mbuluar me nje peshqir per 30 minuta sa te fryhet pastaj hedhim te gjithe perbersat brumi nuk do jete i forte po mos kini merak e leme 1 ore .
  2. Lyejme nje tepesi me vaj hedhim brumin brenda dhe pjekim ne 200 grade per 1 ore.

Kek me kakao!!!

loading...



Përbërësit
  1. 300g Gjalpe (vitam)
  2. 300g Sheqer 
  3. 2 Vanilie
  4. 4 Veze
  5. 500g Miell qe fryhet vete (farina)
  6. 1 Beikin-pauder
  7. 150ml Qumeshte 
  8. 30g Kakao
Receta
  1. Rrahim gjalpin me sheqerin 6 minuta pastaj hedhim vezet nje e nga nje duke rrahur vazhdimishte pastaj hedhim vaniliet,qumeshtin,miellin,beikin-paudet.
  2. Dajme brumin ne dy pjese te nje pjese hedhim kakaon dhe e trazojme me nje luge.
  3. Lyejme nje forme me gjalpe hedhim brumin e bardhe pastaj nga larte hedhim brumin me kakao dhe e trazojme me nje pirun pak te behet dy gjyra pjekim kekun ne 180 grade per 1 ore. (prejeni kur te jete ftohur pak).

Byrek me djathe veze dhe kos!!!

loading...
Përbërësit
  1. 500g Pet per byrek
  2. 400g Djathe 
  3. 200g Gjize
  4. 4 Veze
  5. 300g Kos
  6. 1 Kanace sod uji 
  7. 100ml Vaj ulliri
  8. Piper te zi pak piper te kuq 
Receta
  1. hedhin ne nje tas djathin te copetuar,gjizen,piperat, dy vezet pak vaj dhe i trazojme mire.
  2. marrim nje tepesi e lyejme me vaj shtrojme gjysmat e peteve duke i lyer me vaj te gjitha pastaj hedhim brumin qe kemi gati dhe e mbulojme me petet e tjera qe na kane ngelur,rrafim dy vezet me soden dhe kosin dhe e hedhim ne siperfaqe te byrekut e pjekim ne 200 grade per 35-40.

Monday, April 25, 2016

Briam me patate.

loading...
Përbërësit
  1. 1kg Domate (hiqni lekuren e domateve dhe prisni ne feta domatet dhe te gjithe perbersat )
  2. 500g Patate
  3. 500g Partexhane
  4. 500g Kunguj
  5. 3/4 Filxhane caji vaj ulliri
  6. 2 Speca te kuqe
  7. 2 Speca te gjelbra
  8. 3 Qep
  9. 3 Thelpi hurdhera
  10. Krip,piper te zi
  11. Pak majdanoz
  12. 1 Knor pule
  13. 2 Luge gjelle salce domatie (pelte domatas)
Receta 
  1. Lajme te gjithe perbersat i prisni te gjitha ne feta dhe ne nje tenxhere skuqim qepen pastaj hedhim salcen e domates e leme 1 minute dhe pastaj hedhim te gjithe perbersat nje e nga nje hidhni ne funde knorin dhe ujin lejeni gjethen 10 minuta ne tenxhere pastaj hidheni ne tepesi dhe piqeni ne 200 grade per 1 ore (Nese partexhanet jane te medhaja munde te jene te hidhura para se te filloni gjellen leni ne uje me krip per 1-2 ore pastaj lani mire kulloni dhe i hidhni ne gjelle.kur bejme gjelle me salce eshte mire te hidhni salce domatie 1 luge ose 2 kur skuqim qepen i jep shije te vecante quhet pelte domatas.

Sallate me patate dhe kos !!!

loading...
Përbërësit
  1. 1 kg Patate
  2. 1 Qeq te kuqe
  3. 1 Spec te kuqe
  4. 3/4 Filxhane caji kos 
  5. 1/4 Filxhane caji mustarde
  6. 5 Luge gjelle vaj ulliri
  7. Krip,piper te zi
Receta 
  1. Qerojme dhe lajme mire patates dhe i ziejme ne nje tenxhere hedhim dhe kripen (gjithmon kripen kur ziejne jane me te shishme se e marrin kripen edhe brenda dhe jo ne siperfaqe) kure te jene gati patatet grrim qepen dhe specat.
  2. Hedhim ne blender (multi) kosin.mustarden,vajin,dhe piperin i rrahim per 2 minuta dhe e hedhim te sallata.

Friday, April 22, 2016

Cureqi !!!

loading...
Përbërësit
  1. 4-5 Filxhane caji miell 
  2. 3/4 Filxhane caji qumeshte pak te nxehte
  3. 45 g  Maje buke te fresket
  4. 2 Luge te vogel mahlepi (pluhur)
  5. 1/2 Luge te vogel mastiha(pluhur)
  6. 3 Veze
  7. Lekuren e dy portokalleve te grrire
  8. 3/4 Filxhane caji gjalp (vitam)
  9. 3/4 Filxhane caji sheqer 
 Përbërësit per siperfaqen
  1. Te verdhen e dy vezeve
  Receta 
  1. Ne nje tas hedhim majen me gjysmen e qumeshtit hedhim nje luge gjelle sheqer dhe pak miell qe te behet si krem e mbulojme me dicka dhe e leme 20-30 minuta ne nje vende te ngrohte.
  2. Hedhim miellin ne nje tas te madhe ne mes hedhim majen dhe te gjithe perbersat dhe fillojme te gjeshim per disa minuta,dajme brumin ne dy pjese dhe e leme 2 ore ne nje vende te ngrohte.
  3. E pleksim brumin ose bejeni ne formen qe doni e lyejme me vezet dhe e pjekim ne 180 grade per 40-45 minuta varet nga soba.

Biskota per pashk me portokalle!

loading...
Përbërësit
  1. 1kg Miell 
  2. 4 Luge te vogla beikin pauder
  3. 1 1/2 Filxhane caji sheqer 
  4. 350g Gjalp (vitam)
  5. 4 Veze
  6. 3 Vanilie
  7. Lekuren e dy portokalleve (te grrire ne rente)
  8. 1/2 Filxhane caji qumeshte
Përbërësit per siperfaqen
  1. 2 Luge supe qumeshte 
  2. Te verdhen e dy vezeve
  Receta 
  1. Rrahim me mikser gjalpin me sheqerin per 5 minuta pastaj hedhim vezet nje e nga nje hedhim vaniliet dhe lekuren e portokalles.
  2. Dalojme mikserin dhe hedhim miellin avash_avash duke e gjeshur brumin me dore hedhim beikin pauder, dhe qumeshtin e gjeshim per disa minuta.
  3. Beni biskotat cfare forme te doni i veni ne tepesi me leter vaji,rrahim te verdhat e vezeve me qumeshtin dhe liejme biskotat ne siperfaqe dhe i pjekim ne 180 grade per 15-20 minuta (biskotat dalin 2-3 tepesi).

Thursday, April 21, 2016

Pule ala krem!!!

loading...
Përbërësit
  1. 1 Pule
  2. 250g Kerpudha
  3. 1/2 Gote uji vere te mbardh
  4. 400ml Krem qumeshti
  5. 100g Krem djathi (Philadelphia)
  6. 2 Luge gjelle mustarde
  7. 2-3 Gjalpe (Vitam)
  8. Vaj ulliri
  9. Krip,piper te zi
 Receta
  1. Lajme pulen e presim fileto ose si te doni e leme te kulloje mos te kete uje pastaj e skuqim nga te dy anet mire e shuajme me gjysmen e veres e leme pak te viejne pastaj hedhim mustaden krip,piper, dhe uje sa ta mbuloni pulen e leme te viejne 20-25 minuta dhe mos te kete fare uje.
  2. Ne nje tenxhere te vogel hedhim gjalpin pastaj hedhim kerpudhat pak krip,piper veren qe na ka ngelur pastaj pak uje i leme te ziejne sa te pine ujin dhe mos te behen te forta.
  3. Hedhim kerpudhat te pula pastaj hedhim kremin e qumeshtit,kremin e djathit i leme disa minuta sa te shikoni qe eshte bere krem duhet ta trazoni gjithmon gjellen dhe eshte gati munde ta shoqeroni me patate te skuqura ose oriz (JU BEFTE MIRE)