Wednesday, March 25, 2020

Pica me domate dhe djathe te bardhe !!!

loading...
Përbërësit per brumin

  1. 250g Miell qe fryhet vet (farina)
  2. 1 Luge gjelle gjalp
  3. 1 Luge te vogel krip
  4. 1 Filxhane caji qumesht pak te nxehte
  5. 1 Luge te vogel uthull
  6. Pak sheqer

Përbërësit per picen
  1. 2 Domate 
  2. 200g Djathe te bardhe
  3. 100g Djathe kackavall
  4. Krip,piper te zi,rigon,vasilikua,vaj ulliri
Receta
  1. Ne nje tas hedhim te gjithe perbersat per brumin mbase do dhe pak akoma miell e gjeshim mire e hapim dhe e veme ne nje tepesi qe e kemi lyer me pak vaj pjekim pak brumin.
  2. Grim domatet hedhim krip,piper te zi,vaj,vasilikua e trazojme mire dhe e hedhim te brumi e hapim pastaj hedhim gjysmen e djathit kackavall pastaj hedhim djathin e bardhe ne fund djathin qe na ngeli hedhim dhe rigon e sperkatim me vaj ulliri dhe pjekim ne 190 grade 20 minuta varet dhe nga soba

Monday, March 23, 2020

Buke recet e thjesht!!!

loading...
Përbërësit

  1. 1kg Miell
  2. 18g Fare buke te that
  3. 2 Luge te vogla krip
  4. 1 Luge te vogel sheqer
  5. 2 Luge gjelle uthull
  6. Uje pak te ngrohte sa te marrin brumi
  7. 4 Luge gjelle vaj ulliri
Receta


  1. Hedhim ne nje tas te madhe faren e bukes pak ujit dhe sheqerin i trazojme mire sa te shkrin e mbulojme me nje peshqin te vogel e leme 15 minuta.
  2. Kur te jete gati hedhim miellin avash avash duke gjeshur hedhim dhe vajin,kripen,uthullen dhe uje nese do akoma dhe gjeshim kur te jete gati e mbulojme me nje peshqir dhe e veme brumin ne frigorifer per 12 ore (Une e gjeshe ne dark dhe ne mengjes e pjek) veme leter vaji ne nje tepesi me kapak mbejme dy pjes brumin ne formen qe doni ju dhe pjekim ne 180 grade per 1 ore varet nga furra.(Une e pjek qe nga fillimi te mbuluar dhe nuk e heq fare kapakun)

Sunday, March 22, 2020

Omelet ne furre !!!

loading...
Përbërësit

  1. 500g Patate
  2. 7 Veze
  3. 500ml Qumesht
  4. 4-5 Luge gjelle miell
  5. 2 Luge gjelle gjalp
  6. 100g djathe te mbardhe 
  7. 100g Djathe kackavall ne copeza te vogla
  8. 200g Sallam 
  9. krip,piper te zi
  10. 200g Kerpudha
  11. 1 Domate ne feta per siperfaqen
  12. 1 Spec te kuqe te prere ne copeza te vogla
Receta

  1. Presim patatet te rrumbullakta marrim nje tepesi e lyejme me vaj shtrojme patatet u hedhim pak krip dhe vaj i pjekim 
  2. Ne nje tas hedhim te gjithe perbersat i trazojme dhe kur te jene gati patatet e hedhim ne siperfaqe te patateve dhe pjekim ne 170 grade per 40 minuta varet nga furra.

Byrek me qumesht dhe djathe pa pet !!!

loading...
Përbërësit

  1. 2 Vez
  2. 100ml Vaj ulliri
  3. 200ml Qumesht
  4. 220g Miell qe fryhet vet (farina)
  5. 150g  Djathe te mbardhe +50g per siperfaqen
  6. Pak piper te zi
Receta

  1. Ne nje tas te madhe hedhim te gjithe perbersat i trazojme mire 
  2. lyejme me vaj nje tepesi e leme te nxehet te furra pastaj hedhim mbrumin hedhim dhe djathin ne gjithe siperfaqen dhe pjekim ne 170grade per 1 ore varet nga furra 

Hallve me arre kokosi!!!

loading...
Përbërësit

  1. 4 Gota uji uje 
  2. 2 Filxhane te madhe sheqer
  3. 1 Filxhane te madhe miell ermik (simigdhali)
  4. 2 vanilie
  5. 1 + 1/2 Filxhane te madhe arre kokosi mbajme pak per siperfaqen
  6. 2 Luge gjelle gjalp lope
  7. Pak kanelle per siperfaqen nese doni
Receta

  1. Hedhim ujin ne tenxhere hedhim dhe te gjithe perbersat e tjer nje nga nje sa te valojne e trazojme vazhdimisht e hedhim dhe e hapim ne nje tepesi hedhim arren e kokosit qe mbajtem dhe kanellen ne siperfaqe e leme hallven te ftohet pastaj e veme per pak ne frigorifer kur te ftohet eshte gati.