Tuesday, June 30, 2015

Barbunja !!!

loading...
Përbërësit
  1. 1kg Barbunja
  2. 2 Qep te kuqe
  3. 2 Thelpi hurdher
  4. 4 Karota
  5. 2 Speca 1 te kuqe 1 te gjelber
  6. 1 Partexhane
  7. 2 Kunguj te vegjel
  8. 2 Domate
  9. Krip,piper te zi,te kuq,rigon
  10. Vaj ulliri
  11. 1 Luge te vogel sheqer
  12. Nese doni munde te hidhni ne gjelle 2 patate
Receta
  1. Lajme te gjithe perbersat i pastrojme i grrim dhe i skuqim nje e nga nje pervec barbunjave.
  2. Barbunjat i lajme mire i pastrojme i hedhim ne nje tenxhere me uje i leme te valojne dhe hedhim ujin e pare poshte (uji i pare eshte i demshen) i kullojme barbunjat i lajme prap dhe i hedhim te tenxheria qe kemi perbersat e tjere ne nje tenxhere presioni hedhim 1/2 gote uje,kripen,piperat,rigonin,sheqerin dhe i ziejme 30 minuta (kujdes se mos digjen)kur te hapni tenxheren po ka uje lejeni te ziejne pa kapak duke e trazuar gjithmon gjellen.

Biskota me vanilie me pak perbersa !!!

loading...
Përbërësit
  1. 200g Vitam(gjalp)
  2. 150g Sheqer
  3. 300g Miell
  4. 1 Luge gjelle beikin-pauder
  5. 1 Vanilie 
Receta
  1. Rrahim per 5 minuta me mikser sheqerin dhe gjalpin pastaj hedhim vanilien avash-avash miellin mbashke me beikin-pauder duke i gjeshur me dore.
  2. Nese keni forma per biskotat i beni forma nese nuk keni beni te rrumbullakta ndezni furren ne 150 grade e leni sa te nxehet.
  3. Merrni dy tepesi veni ne secilen leter vaji po nuk keni lyeni tepesite me pak vitam piqeni biskotat ne 150 grade per 15 minuta.

Monday, June 29, 2015

Patate me kerpudha!!!

loading...
Përbërësit
  1. 3 Patate
  2. 3 Qep te kuqe 
  3. 500g Kerpudha
  4. 1/2 Filxhane caji vaj ulliri
  5. 1 Filxhane caji vere te bardhe
  6.  Krip,piper te zi,te kuq
Receta
  1. Skuqim kerpudhat mire pastaj hedhim qepen kur te jene skuqur hedhim veren e leme te ziejne 5 minuta pastaj hedhim patatet,kripen,piperat dhe nje got uje hedhim gjellen ne nje tepesi  dhe e pjekim ne 200 grade per 3-45 minuta sa gjella te jete gati dhe mos te kete uje.

Friday, June 5, 2015

Makarona me mish te grire(Kanelonja) !!!

loading...
Përbërësit
  1. 1 Pako makarona 
  2. 600g Mish te grrir(Vici)
  3. 2 Qep te kuqe 
  4. 500g Pumaro (Salce domatie)
  5. 1 Luge te vogel sheqer
  6. 1/2 Gote uji vere te bardhe 
  7. 3/4 Filxhan caji djathe kackavall (Parmezana)
  8. Pak maidano
  9. Krip-piper te zi-vaj ulliri
  10. 2-3 Luge gjelle gjalpe 
Receta
  1. Ne tenxere hedhim 1 qep te copetuar ne copeza te vogla hedhim mishin i skuqim mire pastaj hedhim maidano,krip,piperin,veren e leme 2-3 minuta te ziejne pastaj hedhim pak pumaro dhe uje e leme te ziejne per 30 minuta sa qe gjella te kete shume pak uje.
  2. Ne nje tenxhere hedhim vaj,qepen te copetuar e skuqim mire pastaj hedhim salcen qe na ka ngelur pak krip,piper te zi,uje dhe e leme salcen te ziejne.
  3. Marrim nje tepesi e lyejme me gjalpin marrim makaronat i mbushim me mishin nje e nga nje dhe i veme me radhe ne tepesi dhe ne siperfaqe hedhim salcen dhe djathin kackavalle te grrire dhe e mbulojme gjellen me leter alumini e pjekim ne 190 grade per 45 minuta (5 minuta para se ta hiqni gjellen hiqni letren e aluminit)

Monday, June 1, 2015

Cupcakes !!!

loading...
Përbërësit
  1. 3/4 Filxhane caji nutella 
  2. 1 Veze 
  3. 5 Luge gjelle miell qe fryhet vet (farina)
  4. Lejthi per siperfaqen
Receta
  1. Hedhim ne nje tas 2/3 e nutelles dhe vezen i rrahim me mikser per 3 minuta pastaj hedhim avash-avash miellin
  2. Marrim 10-12  forma te vogla i veme ne nje tepesi dhe i mbushim ne gjysem i pjekim ne 180 grade per 12-15 minuta kur te jene gati dhe te jene ftohur pak hedhim dhe nutellen tjeter qe na ngeli ne cdo siperfaqe hedhim dhe lajthit.