Monday, June 27, 2016

Akullore me Shalqi (Karpuz)

loading...
Përbërësit

  1. 600g Shalqi pa mberthamat dhe pa pjesen e jashtme 
  2. 100ml Uje 
  3. 100g Sheqer
  4. 2 Luge te vogla lenge limoni 
Receta

  1. Hedhim ujin sheqerin dhe limonin ne nje tenxhere e trazojme sa te shkrine sheqeri e leme te ziejne per 2 minuta pastaj e heqim e leme te ftohet mire.
  2. Marrim shalqin i heqim mberdhamat dhe pjesen e jashtme dhe e peshojme 600g duhet te jete e presim ne copeza te vogla dhe e hedhim ne blender (multi) e rrafim mire sa te behet krem e hedhim ne nje tas hedhim dhe shurupin i trazojme mire dhe akulloria eshte gati.munde ta hidhni ne forma te vogla per akullore qe te jete me thjeshte per femijet tuaj,kjo recet eshte dhe per te gjithe ata qe mbejne diet se nuk te shendosh sa akulloret e tjera. 

Tuesday, June 14, 2016

Salce per Peshkun Mishin dhe Sallatat.

loading...
Përbërësit

  1. 4 luge gjelle Mustarde
  2. 1 Limon
  3. Pak krip
  4. 3 Luge gjelle vaj ulliri
  5. Pak piper te zi
  6. Rigon  
Receta

  1. I hedhim te gjithe perbersat ne bleder (multi) i rrahim per 2 minuta dhe salca eshte gati.
  2. E perdorim ne peshk.sallata si sallate me patate etj,mishe,snicel,kur beni patate me pule  po nuk do ta hidhni limonin ne fillim po ne fund se forcohen patatet dhe nuk piqen. E hedhim ne siperfaqe kur e shermbejme ne pjate,nese doni mund te hidhni akoma limon.

Partexhane me sallam dhe djathe!

loading...
Përbërësit

  1. 600g Partexhane 
  2. 2 Speca te kuqe 
  3. 2 Speca te gjelbra
  4. 2 Qep te kuqe
  5. 3 Thelpi thurdher
  6. 4 Fishek sallam
  7. 100g Djathe 
  8. 2 Karota 
  9. 1 Domate 
  10. 1 Salce domatie (Pumaro)
  11. Krip,piper te zi,pak rigon 
  12. Vaj ulliri 
Receta

  1. Lajme dhe grime specat,qepen,karotat,thurdherat.domaten dhe i skuqim nje e nga nje presim dhe 2 fishek sallame ne forme te rrumbullakt dhe e skuqim bashke  ne fund hedhim domaten,salcen e domates,krip,piper,rigon dhe pak uje e leme te ziejne per 20 minuta nese do akoma uje munde te hidhni ne fund nuk duhet te kete uje vetem salce.
  2. Presim partexhanet ne feta te medhaja si eshte ne fotografi dhe i skuqim jo shume se pastaj do i pjekim ne sobe i veme ne leter kuzhine te ikin pak vaji,presim sallamin qe na ka ngelur ne copeza te vogla presimin dhe djathin,marrim partexhanen gjysmat i mbeshtjellim me sallam gjysmat me djathe dhe i mbejme te rrumbullakta, marrim nje tepesi hedhim pak salce dhe nga lart fillojme te veme partexhanet dhe ne fund hedhim salcet tjeter ne siperfaqe pjekim gjellen ne 200 grade per 30 minuta.

Friday, June 10, 2016

Embelsire Luleshtrydheje!!

loading...
Përbërësit

  1. 1kg Luleshtrydhe
  2. 500g Sheqer
  3. 1 Luge gjelle limon
  4. 100ml Uje 
Receta

  1. Pastrojme dhe lajme mire luleshtrudhat i leme te kullojne pastaj i hedhim ne nje tas te madhe hedhim dhe sheqerin dhe i veme ne frigorifer 12 ore (sa me shume ore aq me mire).
  2. Diten tjeter hidhni ne tenxhere luleshtrydhat bashke me sheqerin dhe lengun qe kane nxjerre dhe 100ml uje i leme te ziejne 20-25 minuta duke trazuar vazhdimisht por kujdes mos prishni formen e luleshtrydhes dhe hiqni vazhdimisht shkumen qe do nxjerin para se ta hiqni hidhni limonin.   

Liker me Luleshtrydhe!!!

loading...
Përbërësit

  1. 500g Luleshtrydhe 
  2. 250g Raki
  3. 250g Sheqer
Receta

  1. Pastrojme dhe lajme mire luleshtrydhat i presim ne dy pjes dhe i hedhim ne nje kavanoz hedhim sheqerin dhe rakin dhe e mbyllim mire me kapakun i leme mbyllur 4 dite ne frigorifer pastaj e kullojme mire dhe likeri eshte gati.