Sunday, September 24, 2017

Kulac ne tigan !

loading...
Përbërësit

  1. 500g Miell
  2. 1 Veze
  3. 2 Luge gjelle vaj ulliri
  4. krip
  5. 1 Luge te vogel sode buke
  6. Kos sa te marre brumi
 Receta


  1. Hedhim perbersat ne nje tas ne fund hedhim avash-avash kosin duke gjeshur,brumi eshte gati kur nuk na ngelet ne duar vazhdojme gjeshim per disa minuta e leme brumin 30 minuta te clodhet dhe pastaj e presim ne 6 topa ose sa te doni ju e hapim mire me dore te behet si pet dhe i skuqim me vaj luledielli ne vjarr te avasht.

Saturday, September 23, 2017

Recet per trahana te fresket!

loading...
Përbërësit

  1. 2 kg Kos te kulluar 
  2. 1,5 kg Simigdhali
  3. 1 kg Miell 
Receta


  1. Hedhim ne nje legen te gjithe perbersat i gjeshim mire mbase merr dhe pak akoma miell brumi do jete mire kur mos te ju ngelet fare ne duar gjeshim per 20 minuta pastaj e leme 3 ore dhe me pas hapim ne copeza te vogla dhe i veme ne nje carcaf te hapura i leme 2-3 dite te thahen dhe pastaj i grime pak e nga pak ne blender kur te kemi mbaruar e hapim trahanan prape ne carcaf e leme te thahet per 3-4 dite.

Si te beni makarona te fresketa!!!

loading...
Përbërësit

  1. 20 Veze
  2. 3-4 kg Miell 
  3. 500g Qumeshte 
  4. 1 Luge te vogel krip
  5. Pak vaj ulliri 
Receta


  1. hedhim ne nje legen vezet,qumeshtin,vajin dhe kripen dhe trazojme vazhdojme hedhim dhe miell sa te marre brumi qe te gjeshet mire dhe mos te na ngelet ne duar e leme brumin 2 ore dhe pastaj e bejme 25 topa te vegjel i hapim pet dhe i presim ne formen qe duam i hedhim ne nje carcaf te paster i hapim dhe i leme 3-4 dite te thahen (i trazojme dite per dite nese doni eshte nje mjet qe hap petet dhe pret makaronat ne forma te drishme).

Llokume me arome trendafili !

loading...
Përbërësit

  1. 75g Niseshte 
  2. 350g Uje
  3. 470g Sheqer
  4. 50g glukoze
  5. 2 Luge gjelle uje trendafili 
  6. Pak ngyre te kuqe qe perdorim per embelsira 
Receta 
  1. hedhim ne tenxhere niseshten,ujin,sheqerin,glukozin dhe trazojme vazhdimisht sa te pikset ne fund hedhim ujin e trendafilit dhe ngyren trazojme mire.
  2. Marrin nje tepesi shtrojme leter vaji hedhim dhe pak niseshte hedhim mbrumin e pergatitur e hapim mire e leme te ftohet per disa ore pastaj i presim ne katrore dhe ne fund hedhin pluhur sheqeri.

Byrek te vegjel !!!

loading...
Përbërësit

  1. 200g Kos 
  2. 100g Vaj ulliri 
  3. 200g Djathe te mbardhe 
  4. 375g Miell qe fryhet vet (mbase do dhe me pak me shume varet si ngjeshet brumi)
Receta 

  1. Ne nje tas hedhim te gjithe permbersat i gjeshim i mbejme topa si qofte marrin nje tepesi shtrojme leter vaji dhe pjekim ne 180 grade per 20-25 minuta varet nga soba.

Recel rrushi !!!

loading...
Përbërësit 

  1. 1 kg Rrushe pa mberthama
  2. 500g Sheqer 
  3. 1 luge Gjelle leng limoni 
  4. Kanelle 
  5. 1/2 Gote uje 


Receta 

ino Linotype", Palatino, serif; font-size: 13.524px;" />
    1. Pastrojme lajme mire rrushin dhe e hedhim ne tenxhere me ujin e leme 5 minuta te ziejme pastaj hedhim sheqerin dhe kanellen e leme te ziejne per disa minuta por kujdes duhet ta trazoni vazhdimisht dhe kujdes se mos digjeni. 5 minuta para se ta hiqni hidhni limonin. 

      Friday, September 22, 2017

      Buke me ullinj dhe trumze (thimari)!!!

      loading...
      Përbërësit

      1. 500g Miell 
      2. 35g sheqer
      3. 1 Luge gjelle trumza
      4. 300g Uje 
      5. 200 g Ullinj (pa mberthama)
      6. 3 Luge gjelle vaj ulliri
      7. 18g Maja birre
      8. Pak krip 
       Receta


      1. Ne nje tas te madhe hedhim majan, sheqerin dhe ujin pak te vaket trazojme mire dhe e mbillim tasin me nje peshqir kuzhine per 10 minuta pas 10 minutave hedhim miellin dhe fillojme te gjeshim hedhim dhe vajin trumzen vazhdojme gjeshim per 20 minuta ne funde hedhim kripen dhe ullinjt gjeshim prap dhe hedhim akoma pak miell pastaj e mbillim me peshqir e leme te nje vend  pak te nxehte per 30-40 minuta pastaj marrim nje tepesi shtrojme nje leter vaji mbejme 5 buke te vogla (ose nje te madhe)i veme ne tepesi i mbulojme prap me peshqir dhe i leme 15 minuta pastaj pjekim ne 180 grade per 40-50 minuta jo ne ajer.