Wednesday, December 6, 2017

Kek me arra dhe stafidhe !!!

loading...
Përbërësit

  1. 4 Filxhane te madhe miell qe fryhet vet 
  2. 250g Gjalp
  3. 4 Veze
  4. 1 Filxhane te madhe stafidhe (Rrush i thate)
  5. 1+1/2 Filxhane te madhe sheqer
  6. 1+1/2 Filxhane te madhe arra ne copeza te vogla 
  7. 1/3 Filxhane te madhe konjak
  8. 2 Filxhane te madhe leng portokalle 
  9. 1/2 Luge te vogel kanelle
  10. 1/2 Luge te vogel karafil
  11. 1 Luge te vogel sode 
  12. lekuren nga 1 portokalle te grire 
Receta

  1. Rrafim sheqerin me gjalpin per 4 minuta hedhim vezet nje e nga nje rrafim vazhdimisht trazojme soden me lengun e portokalles dhe e hedhim brenda hedhim dhe te gjithe perbersat e tjere nje e nga nje ne fund hedhim miellin.
  2. Lyejme nje tepesi me gjalp hedhim brumin dhe pjekim ne 180 grade per 1 ore varet nga furra qe te kuptoni nese eshte keku gati e cponi me nje thike ne mes dhe thika po ka brume do akoma ta pjekim nese nuk ka eshte gati. 

Oktapod me patate !!!

loading...
Përbërësit

  1. 1 Oktapod
  2. 3 Qep te kuqe
  3. 1 Got vere te kuqe
  4. 1 kg Patate 
  5. 1 gjethe dafine 
  6. krip.piper te zi,vaj ulliri 
  7. 300g salce domate

    Receta 
    1. Skuqim qepen pasatj hedhim oktapodin qe e kemi pastruar dhe lare e skuqim pak dhe e shuajme me veren hedhim gjethen e dafines hedhim uje dhe salcen e domates dhe ziejme ne tenxhere presioni per 1 ore. Kur te jete gati marrin vetem oktapodin e veme ne nje pjate dhe e presim ne copa. hedhim te tenxheria patatet,krip,piper nese do uje hedhim dhe e leme te ziejne sa te behen patatet duke trazuar vazhdimisht 10 minuta para se te heqim gjellen hedhim brenda oktapodin.


    Tuesday, December 5, 2017

    Biskota me pak perbersa!!!

    loading...
    Përbërësit 
    1. 2 Filxhane te madhe miell qe fryhet vet 
    2. 1 Filxhane te madhe nutella
    3. 2 Veze
    4. 1 vanilie
    Receta
    1. Hedhim ne nje tas te gjithe perbersat i gjeshim me dore i bejme topa te vegjel sa nje arre i veme ne nje tepesi me leter vaji dhe pjekim ne 180 grade per 10-12 minuta jo me shume.

      Saturday, December 2, 2017

      Melomakarona !!!

      loading...
      Përbërësit

      1. 400g Leng portokalli 
      2. 400g Vaj luledielli
      3. 180g Vaj ulliri
      4. 50g Pluhur sheqeri
      5. 1/2 Luge te vogel karafil
      6. 2 Luge te vogla kanelle
      7. 1/4 Luge te vogel arre myshku
      8. 1 Luge te vogel sode 
      9. Lekuren nga dy portokalle te grire
      10. 1kg Miell
      11. 200g Simigdhali 
      12. Arra te grira per siperfaqen

        Përbërësit per shurupin
        1. 500g Uje 
        2. 800g Sheqer
        3. 150g Mjalt
        4. Pak kanelle
        5. Pak karafil
        6. 1 Portokalle te prere ne mes 
        Receta

        1. Hedhim ne nje tenxhere perbersat per shurupin pervec mjaltit i leme te ziejne per 5 minuta pastaj hedhim mjaltin trazojne mire dhe fikim soben e leme te ftohet mire.
        2. Ne nje tas te madhe hedhim te gjithe perbersat nje e nga nje ne fund hedhim miellin dhe simigdhalin dhe gjeshim me dore bejme topa veme leter vaji ne tepesi dhe pjekim ne 190 grade per 20-25 minuta kur te jene gati hedhim melomakaronat te nxehta te shurupi i ftohte i leme 15 minuta pastaj i kullojme. ne fund u hedhim ne siperfaqe arra te grira. 


        Kurabje (kurabiedhes)

        loading...
        Përbërësit

        1. 400g Gjalpe te fresket lope
        2. 170g Pluhur sheqeri 
        3. 550-600g Miell
        4. 1-2 Vanilie
        5. 2 Luge gjelle konjak
        6. 100g Bajame te grira (nese doni )
        7. pluhur sheqeri per siperfaqen
        Receta

        1. Rafim gjalpin me pluhurin e sheqerit per 20 minuta me mikser pastaj hedhim konjakun,vanilien avash-avash miellin dhe ne fund bajamet gjeshim me dore i bejme topa i veme ne leter vaji dhe pjekim ne 160 grade per 25 minuta varet dhe nga furra kure te jene gati hedhim ne siperfaqe pluhur sheqeri.