Torte me cokollate dhe biskota OREO
loading...
Përbërësit
- 220g Cokollate (ne copa te vogla)
- 250g Gjalpe (vitam)
- 1 Filxhane caji sheqer
- 2 Luge gjelle mjalt
- 2 Filxhane caji miell
- 1/2 Filxhane caji kakao
- 1 Luge te vogel sod buke
- 4 Veze
- 2 Vanilie
Përbërësit per siperfaqen
- 750ml Krem qumeshti (te rrahim te bime krem)
- 1 Pako biskota Double OREO
- 1 Pako biskota Mini OREO
Receta
- Ndezim furren ne 150 grande ne ajer lyejme 2 tepesi me vitam tepesite te jene te rrumbullakta dhe te vogla dhe u veme leter vaji.
- Ne ben-mari shkrime cokollaten hedhim gjalpin,sheqerin dhe mjaltin.
- Ne nje tas hedhim miellin,kakaon,soden,vaniliet,cokollaten,gjalpin,sheqerin,mjaltin qe i kemi shkrire i trazojme mire dhe hedhim nje e nga nje vezet duke i trazuar.
- Hedhim brumin gjysem te njera tepesi gjysem te tjetra dhe i pjekim 30 minuta secilen.
- Kur te jene ftohur plotesisht presim secilin kek 2 here do behen 4 kek si pet te holla.
- Hedhim ne bleder (multi)biskotat mini oreo dhe i bejme pluhur i hedhim ne nje tas hedhin dhe kremin e qumeshtit qe e kemi rrahur ne nje tas tjeter dhe eshte bere krem i trazojme mire.
- Veme nje shtrese keku e lyejme me biskotat dhe kremin dhe keshtu vazhdojme me te gjitha kur te keni mbaruar lyejme torten dhe ne siperfaqe me kremin dhe vendosim biskotat Double oreo.
No comments :
Post a Comment