Friday, March 6, 2015

Kek me portokalle i mbuluar me cokollate !!!

loading...
Përbërësit per kekun
  1. 1 1/2 Filxhane caji miell qe fryhet vet (farina)
  2. 3/4 Filxhane caji sheqer
  3. 1/3 Filxhane caji vitam
  4. 1 Filxhane lenge portokallie 
  5. Lekuren e 1 portokalles
  6. 1 Luge gjelle uthull te bardhe 
  7. 1 Vanilie
  8. 1/4 Luge te vogel krip
  9. 1 Luge te vogel sod buke
Përbërësit per siperfaqen 
  1. 300g Cokollate te zeze 
  2. 2 Luge gjelle lenge portokallie 
  3. 3 Luge gjelle vitam
  4. 1 Luge gjelle mjalte
 Receta
  1. Per kekun:  Ne nje tas hedhim 1/2 lengun e portokalles pastaj hedhim sheqerin,uthullen,vitamin,vanilien,lekuren e portokalles dhe me nje mikser i rrahim per 6 minuta.
  2. Hedhim soden te lengu i portokalles e trazojme dhe e hedhim te brumi pastaj hedhim dhe miellin avash-avash duke e trazuar.
  3. Lyejme nje forme keku me vitam hedhim brumin brenda dhe e pjekim ne 170 grande per 40-45 minuta. 
  4. Per siperfaqen: Shkrime ne ben-mari cokollaten pastaj hedhim mjaltin,vitamin dhe lengun e portokalles i trazojme mire dhe kur keku te jete ftohur lyejme te gjithe siperfaqen edhe nga anet.

No comments :

Post a Comment