Wednesday, April 22, 2015

Kek me mbushje kremi !!!

loading...
Përbërësit per kekun
  1. 300g Miell
  2. 100ml Qumeshte
  3. 300ml Vaj luledielli
  4. 200g Sheqer
  5. 4 Veze
  6. 2 Vanilie
  7. 3 Luge te vogla beikin-pauder
  8. Lekuren e nje limoni te grrir
  9. Pak pluhur sheqeri per siperfaqen 
 Përbërësit per kremin
  1. 500ml Qumeshte
  2. 120g Sheqer
  3. 60g Miell
  4. Lekuren e nje limoni te grrir
  5. 3 Vanilie 
  6. 1 Veze 
 
 Receta
  1. Kremi: Nxehim qumeshtin ne nje tenxhere me lekuren e limonit
  2. ne nje tas hedhim miellin,sheqerin,vaniliet,dhe vezen i trazojme mire dhe i hedhim avash-avash ne tenxhere te qumeshti duke e trazuar vazhdimishte kur te behet krem e heqim nga soba dhe e leme te ftohet.
  3. Per kekun: Ne nje tas hedhim vezet,vajin,sheqerin i rrahim me nje mikser per 6 minuta pastaj hedhim lekuren e limonit,beikin-pauder,vaniliet,qumeshtin dhe miellin duke rrahur vazhdimishte.
  4. Lyejme nje tepesi me vitam (furra duhet te jet shume e nxehte para se te pjekim kekun dhe kur ta veme nuk e hapim furren e shikojme vetem nga xhami) hedhim brumin ne tepesi dhe me nje luge gjelle hedhim kremin ne gjithe siperfaqen.
  5. E pjekim kekun ne 170 grade per 30-35 minuta e leni te ftohet mire pastaj hedhim pluhurin e shekerit dhe e presim.

 

No comments :

Post a Comment