Curek me nutella!!!
loading...
Përbërësit
- 1 Kuti me qumesht te kondesuar panda
- 2 vanilie
- 6 Veze
- 2,5 Kuti sheqer (E masim me kutin e qumeshtit panda)
- 2 Kuti gjalp te shkrire (kutine e qumeshtit panda)
- 3 kuti uje te nxehte (kutine e qumeshtit panda)
- 200g Maja te fresket
- 3kg Miell
- 1 Beikin pauder
- 1 Luge te vogel mahlepi
- 1 Luge te vogel mastiha
- 1 Luge te vogel kakule (Keto jane per ti dhene ate aromen e mire mund ti gjeni ne super market grek)
- Lekuren dhe lengun nga 1 portokalle
- 2 Nutella (Per mbushjen)
Receta
- Ne nje tenxhere hedhim qumeshtin me kutine masim gjalpin dhe e hedhim,lajm mire kutine dhe hedhim dhe sheqerin ndezin soben dhe trazojme sa te shkrine sheqeri kujdes se mos ju digjet kur te shkrine hiqeni nga soba dhe lejeni te ftohet
- Marrim nje legen te madhe hedhim ujin e nxehte kujdes mos te jete shume se do digjni majan e bukes.Hedhim majan 2 luge gjelle sheqer 2 luge gjelle miell dhe i trazojme sa te shkrine e mbulojme me nje peshqir dhe e leme 30 minuta te fryhet.
- Hedhim perbersat e tenxheres te legeni hedhim vezet dhe trazojme pastaj hedhim te gjithe perbersat ne fund miellin dhe gjeshim per disa minuta kur brumi te jete gati e mbulojme me peshqir dhe e leme te fryhet per 2-4 ore varet sa e nxehte eshte kuzhina juaj kur te jete gati fillojme dhe mbejme cureket ne forma te ndrishme para se te beni format hapni brumin si pet veni nutelle e mbyllni mire ,kur ti kemi mbaruar te gjithe cureket filloni piekjen nga i pari deri te i fundit pjekim ne 180 grade per 20-25 minuta (Jo ne ajer dhe veme leter vaji te tepesit)varet sa te medhenje jane nje i madhe do 40 minuta (Para se ti pjekim i lyejme me te verdhen e vezes qe e kemi trazuar mire me 2 luge gjelle uje)kur te jene gati mbuloni me peshqir dhe me kete recet dalin shume curek nese doni beni gjysmen e recetes.
No comments :
Post a Comment